Ka gjykuar në Tiranë, UEFA cakton arbitrin portugez për ndeshjen Shqipëri-Ukrainë

UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të vendosë drejtësi më 19 nëntor në Tiranë, kur Shqipëria të përballet me Ukrainën. Bëhet fjalë për arbitra portugezë, që kryesohen nga Xhoao Pinjeiro. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur, pasi gjashtë vite më parë, pikërisht në tetorin e vitit 2018 vendoste drejtësi te […]

Nëntor 17, 2024 - 14:30
 0
Ka gjykuar në Tiranë, UEFA cakton arbitrin portugez për ndeshjen Shqipëri-Ukrainë

UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të vendosë drejtësi më 19 nëntor në Tiranë, kur Shqipëria të përballet me Ukrainën. Bëhet fjalë për arbitra portugezë, që kryesohen nga Xhoao Pinjeiro.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur, pasi gjashtë vite më parë, pikërisht në tetorin e vitit 2018 vendoste drejtësi te ndeshja e Kombëtares U-21 në Tiranë. Shpresat humbisnin me rezultatin 0 me 1 kundër Spanjës U-21 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Asistentët e 36-vjeçarit për të martën do të jenë Bruno Hezus dhe Luçiano Maila. Ndërkohë si arbitër i katërt është vendosur Xhoao Gonçaivesh.

Një sfidë vendimtare ajo mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa paralelisht për grupin B1 në Ligën e Kombeve do të jetë duke u luajtur Çeki-Gjeorgji. Të dyja këto sfida që nisin në orën 20:45.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.