Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, të Gjelbrit zgjedhin Robert Habeck si kandidat për kancelar
Të Gjelbrit kanë emëruar ministrin e Ekonomisë Robert Habeck si kandidatin kryesor në zgjedhjet e ardhshme, më 23 shkurt 2025 në Gjermani. Ligjvënësit nga të Gjelbërit votuan me shumicë dërrmuese në favor të zëvendëskancelarit dhe ministrit Habeck, që kandidon si kandidati kryesor i partisë në zgjedhjet e parakohshme federale të shkurtit. Habeck fitoi 741 nga […]
Të Gjelbrit kanë emëruar ministrin e Ekonomisë Robert Habeck si kandidatin kryesor në zgjedhjet e ardhshme, më 23 shkurt 2025 në Gjermani.
Ligjvënësit nga të Gjelbërit votuan me shumicë dërrmuese në favor të zëvendëskancelarit dhe ministrit Habeck, që kandidon si kandidati kryesor i partisë në zgjedhjet e parakohshme federale të shkurtit.
Habeck fitoi 741 nga 768 vota, ose 96.48%, në konferencën e partisë në Wiesbaden në Gjermaninë perëndimore të dielën.
Kujtojmë se të shtunën, më 16 nëntor, Francisca Bratner dhe Felix Banasczak u zgjodhën si dyshja e re drejtuese e të Gjelbërve.
45-vjeçarja Franziska Brattner, zëvendësministre e ekonomisë në qeverinë aktuale dhe e besuar e ministrit Robert Hamboek, vjen nga krahu i “realistëve” (Realos) dhe ka marrë 78.15% të votave, ndërsa 35-vjeçari Felix Banaszczak, një deputet federal nga viti 2021, i përket krahut të majtë mori 92.88%.
Udhëheqësit e mëparshëm, Ricardo Lang dhe Omid Nuripour, dhanë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të të Gjelbërve në shtetet lindore shtatorin e kaluar.
What's Your Reaction?