Turqia nuk lejon presidentin izraelit të përdorë hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon pjesëmarrjen në Samitin e Klimës
Turqia ka refuzuar kërkesën e Izraelit që avioni i Presidentit Isaac Herzog të përdorë hapësirën ajrore turke për të fluturuar në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, për të
Turqia ka refuzuar kërkesën e Izraelit që avioni i Presidentit Isaac Herzog të përdorë hapësirën ajrore turke për të fluturuar në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në samitin e klimës COP29.
Zyrtarët konfirmuan se autoritetet izraelite paraqitën kërkesën që avioni i Herzogut të përshkonte hapësirën ajrore turke gjatë rrugës për në Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Megjithatë, autoritetet turke e refuzuan kërkesën e tij.
Të shtunën, Herzog anuloi pjesëmarrjen e tij në konferencë, për “arsye sigurie”, sipas një deklarate nga zyra e tij.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit janë përkeqësuar që nga fillimi i ofensivës shkatërruese të Izraelit kundër Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi në tetor 2023.
Sulmi i vazhdueshëm deri më tani ka vrarë afro 43,800 njerëz dhe e ka bërë enklavën pothuajse të pabanueshme./vizionplus.tv
What's Your Reaction?