6 kartëmonedha dalin nga tregu: 100, 200, 500 dhe 1000 lekëshi do asgjësohen deri në vitin e ri. Kush i ka t’i dorëzojë

Kartëmonedhat 100, 200, 500 dhe një mijë lekëshe të prodhuara nga viti 1991 deri në 1996 do të kenë vlerë deri në 31 dhjetor. Pas kësaj me to nuk do të mund të blihet asgjë pasi duhet të asgjësohen. Për të qartësuar qytetarët banka e shqipërisë ka publikuar edhe detajet e lekëve që duhen dorëzuar […]

Dhjetor 19, 2023 - 17:28
 0
6 kartëmonedha dalin nga tregu: 100, 200, 500 dhe 1000 lekëshi do asgjësohen deri në vitin e ri. Kush i ka t’i dorëzojë

Kartëmonedhat 100, 200, 500 dhe një mijë lekëshe të prodhuara nga viti 1991 deri në 1996 do të kenë vlerë deri në 31 dhjetor. Pas kësaj me to nuk do të mund të blihet asgjë pasi duhet të asgjësohen. Për të qartësuar qytetarët banka e shqipërisë ka publikuar edhe detajet e lekëve që duhen dorëzuar para natës së ndërrimit të viteve.

Nëse keni ende këto kartëmonedha të vjetra, do të duhet t’i këmbeni me prerje të reja prane çdo sporteli të Bankës së nivelit. Nga data 1 janar vlera e tyre do të jetë zero.

Konkretisht, 100 lekëshi me imazhin e luftëtarit Kombëtar i emetimeve të viteve 1993,’94 dhe’96. Por po ashtu edhe prerja me imazhin e Fan Nolit e prodhimit të vitit 1996 do të dalin nga tregu.

Banka e Shqipërisë në njoftimin zyrtar kërkon që të dorëzohen edhe kartëmonedhat 200 lekëshe e viteve 1992, 94 dhe 96 me imazhin e Ismail Qmalit.

500 lekshi me imazhe të vajzës me lule dielli,emetim i viteve 1991,92,93, 96 dhe 1997, dhe me imazhin e Naim Frashërit e prodhuar në 1992, 94 dhe 1996 do dalin nga qarkullimi.

1000 lekëshi me imazhin e Skënderbeut është prerja më e madhe që do të asgjësohet. Bëhet fjalë për prerjen e vitit 1992, 94, 95 dhe1996.

Banka e Shqipërisë shprehet se deri në 31 dhjetor ato do të kenë vlerën e plotë, e pas këtij afati nuk mund të përdoren./m.j

-100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar

-100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit

-200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit

-500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli

-500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit

-1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut

 

Puna në shtet bëhet edhe më e lakmueshme, INSTAT: Pagat 22% më të larta se në privat

 

Comments 1

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.