6 ndeshje, 1 gol dhe dy asist! Messi, kandidat për çmimin “debutuesi më i mirë në MLS”

Lionel Messi u transferua nga PSG te Inter Miami vetëm në verë. Megjithatë, argjentinasi tashmë mund të shpresojë për trofeun e tij të parë në MLS. Lionel Messi luajti vetëm gjashtë ndeshje për Inter Miami në kampionatin amerikan të futbollit. Sulmuesi 36-vjeçar shënoi një gol dhe dy asist në sezonin e rregullt. Megjithatë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë […]

Tetor 27, 2023 - 23:05
 0
6 ndeshje, 1 gol dhe dy asist! Messi, kandidat për çmimin “debutuesi më i mirë në MLS”

Lionel Messi u transferua nga PSG te Inter Miami vetëm në verë. Megjithatë, argjentinasi tashmë mund të shpresojë për trofeun e tij të parë në MLS. Lionel Messi luajti vetëm gjashtë ndeshje për Inter Miami në kampionatin amerikan të futbollit.

Sulmuesi 36-vjeçar shënoi një gol dhe dy asist në sezonin e rregullt. Megjithatë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe skuadra e tij munguan në fazën e play-off.

E megjithatë kampioni në fuqi i botës tani është i nominuar për çmimin “Debutuesi më i mirë i vitit në MLS”.

Gjithsej tre finalistët u përcaktuan me votën e lojtarëve të MLS-së, trajnerë, drejtorë teknikë si dhe përfaqësuesve të mediave. Përveç Messit, në finale për çmimin janë edhe Giorgios Giakoumakis nga Atlanta United dhe Eduard Lowen nga St. Louis City.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.