60 mld dollarë ndihmë për Ukrainën bllokohen nga republikanët, Shtëpia e Bardhë: Po e shqyrtojmë nga afër

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka komentuar deklaratën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson se paketa e ndihmës për Ukrainën do të përfshijë disa risi të rëndësishme, duke përfshirë ndarjen e mundshme të ndihmës me kredi. “Ne kemi qenë shumë të qartë. Padyshim, që paketa përfshin Ukrainën dhe ndihmën humanitare […]

Prill 2, 2024 - 10:35
 0
60 mld dollarë ndihmë për Ukrainën bllokohen nga republikanët, Shtëpia e Bardhë: Po e shqyrtojmë nga afër

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka komentuar deklaratën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson se paketa e ndihmës për Ukrainën do të përfshijë disa risi të rëndësishme, duke përfshirë ndarjen e mundshme të ndihmës me kredi.

“Ne kemi qenë shumë të qartë. Padyshim, që paketa përfshin Ukrainën dhe ndihmën humanitare – ne besojmë dhe është fakt që do të merrte mbështetje në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha ajo.

Ajo përsëriti se paketa e ndihmës për Ukrainën mori votat e 70 senatorëve, që është dëshmi e mbështetjes së saj dypartiake.

Më herët, Johnson njoftoi se paketa e ndihmës për Ukrainën do të përfshijë “disa risi të rëndësishme”, duke përfshirë një hua të mundshme.

Këto deklarata erdhën pasi Johnson e bëri të qartë se ai synonte të nxiste legjislacionin që do të siguronte fonde për Ukrainën, por ai ende nuk kishte vendosur se si do të dukej saktësisht projektligji.

Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner shprehu besimin se ndihma për Ukrainën do të kishte “mbështetje dërrmuese” kur Kongresi të kthehej në punë, duke nënvizuar premtimin e Johnson për të bërë fondet për Ukrainën një prioritet pas pushimit.

Miratimi i më shumë se 60 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën nga Kongresi i SHBA-së aktualisht po bllokohet nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar vazhdimisht se kjo do të dëmtonte ndjeshëm përpjekjet ushtarake të Kievit në fushën e betejës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.