65-vjeçari gjendet i vdekur në Pogradec

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet

Dhjetor 27, 2023 - 18:10
 0
65-vjeçari gjendet i vdekur në Pogradec

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 65 vjeçari nuk ka shenja dhune në trup.

Njihet si konsumator i alkoolit dhe dyshohet se i dehur dhe në temperatura të ulëta, ka pësuar infarkt.

Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për kqyrje. Policia ka nisur hetimet për rastin.

Njoftimi

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.