“7 ditë mbijetesë, pa bukë e ujë”, ushtari shqiptar tregon stërvitjen më të vështirë

“Për një të ri/re të papunë: më mire në kërkim të mundësive jashtë shtetit apo ushtar me pagesë”? I ftuar në studion lëvizëse të Klan ka qenë edhe një ushtar 21-vjeçar i quajtur Markel, i cili ka folur rreth stërvitjeve që duhet të bëjnë të tjerët para se të marrin titullin ushtar. Këtu ai përmend […]

Nëntor 8, 2023 - 12:59
 0
“7 ditë mbijetesë, pa bukë e ujë”, ushtari shqiptar tregon stërvitjen më të vështirë

“Për një të ri/re të papunë: më mire në kërkim të mundësive jashtë shtetit apo ushtar me pagesë”?

I ftuar në studion lëvizëse të Klan ka qenë edhe një ushtar 21-vjeçar i quajtur Markel, i cili ka folur rreth stërvitjeve që duhet të bëjnë të tjerët para se të marrin titullin ushtar.

Këtu ai përmend “stërvitjen komplekse“, e cila sipas tij është “më e vështira e mundshme“.

Markeli thotë se një person duhet të mbijetojë dhe t’i përshtatet terrenit për 7 ditë me radhë, pa ujë ose bukë. E sikur të mos mjaftonte kjo, ata kanë edhe ngarkesa në kurriz.

Aldo: Po mirë kur thua bën stërvitjen bazë të ushtarit, çfarë është kjo stërvitja? Vrap, kështu gjërash?

Markel: Stërvitja bazë është kthimi i një personi nga jeta civile, duke ju bashkuar rregullave, disiplinës.

Aldo: E marrë vesh. Të të pyes unë ty, kështu stërvitje nga ato… Ta bëj pyetjen më troç, o vëlla, nga të gjitha filmat që kemi parë, kush i afrohet kësaj? Se kemi parë tmerre, djersa e atyre… Apo janë filma thua?

Markel: Disa filma, film është, por edhe stërvitje shumë të vështira ka.

Aldo: Cila është më e vështira e mundshme?

Markel: Më e vështira e mundshme është stërvitja komplekse, në kursin e forcave speciale, që është: ‘7 ditë mbijetesë’.

Aldo: Çfarë është kjo o plako se na tmerrove?

Markel: Mbijetesë është kur personi ka ngarkesën në kurriz dhe duhet të mbijetojë e t’i përshtatet terrenit për 7 ditë me rrallë.

Aldo: E qartë.

Markel: Pa ushqim, pa ujë…

Aldo: Më pas pranohesh në ushtri?

Markel: Po, po.

Aldo: Sa zgjat kjo periudha?

Markel: Kjo ishte një pjesë e periudhave të kursit të forcave speciale, kurse në ushtri zgjat 6 muaj, për t’u bërë ushtar, ushtar i detyrueshë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.