7 operacione nuk e ngritën dot në këmbë, prek 24 vjeçarja: Hoqa dhe veshkën, por jam optimiste!

Sytë i shkëlqejnë sapo e sheh, ndërsa buzëqeshja nuk i është zhdukur, ndonëse fati e përballi me një sëmundje që nuk e lejon të qëndrojë në këmbë. Stela Brakaj, 24 vjeçarja nga fshati Llakatund i Vlorës, vuan nga spina bifida. Ka kryer 7 operacione, por asnjë nuk e ngriti në këmbë. Madje një prej tyre […]

Dhjetor 27, 2023 - 21:21
 0
7 operacione nuk e ngritën dot në këmbë, prek 24 vjeçarja: Hoqa dhe veshkën, por jam optimiste!

Sytë i shkëlqejnë sapo e sheh, ndërsa buzëqeshja nuk i është zhdukur, ndonëse fati e përballi me një sëmundje që nuk e lejon të qëndrojë në këmbë.

Stela Brakaj, 24 vjeçarja nga fshati Llakatund i Vlorës, vuan nga spina bifida. Ka kryer 7 operacione, por asnjë nuk e ngriti në këmbë. Madje një prej tyre rezultoi fatal.

“Operacioni i parë që kam bërë, ka qenë i gabuar. Më ka dhënë rezultat sekondar, madje më shkaktoi probleme në veshka. Në moshën 11 vjeçare unë kam hequr veshkën dhe ka qenë një operacion i vështirë dhe i dhimbshëm. Të dhëmb kur e mendon, jo më ta përjetosh”,- tregon e prekur.

Pamundësia fizike nuk ia ka shuar ëndrrat. Ajo përfundoi studimet në degën që ëndërronte, ka pasion muzikën, ka patentë makine dhe çdo ditë përpiqet ta thyejë rutinën.

Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara është një nga problematikat që vihet re rëndom në qytetin bregdetar të Vlorës. Për këtë arsye Stela kërkon ndihmën e kalimtarëve që të kalojë rrugën ose për t’u ngjitur në trotuare.

Dëshira më e madhe është të punojë në profesion, por duket se kjo kategori është ende e paragjykuar nga shoqëria dhe pronarët e kompanive.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.