7 viktima nga moti i keq; stuhitë gjunjëzojnë Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë

Moti i keq që përfshiu Europën juglindore shkaktoi të paktën 7 viktima dhe disa të zhdukur në 3 shtete.   Viktima e parë

Shtator 6, 2023 - 12:01
 0
7 viktima nga moti i keq; stuhitë gjunjëzojnë Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë

Moti i keq që përfshiu Europën juglindore shkaktoi të paktën 7 viktima dhe disa të zhdukur në 3 shtete.

 

Viktima e parë u shënua në Greqi, ku niveli i ujit arriti deri në 75cm në disa zona. Sipas autoriteteve 5 të tjerë, që rezultojnë të zhdukur, dyshohet se janë marrë nga rrjedha e ujit.

 

Qindra automjete e banesa kanë mbetur gjithashtu të dëmtuara. Greqia u përball me përmbytjet e mëdha menjëherë pas zjarreve shkatërruese, që kishin pushtuar vendin prej javësh.

 

Stuhitë e forta kane goditur edhe Turqinë. Në Stamboll shiu i madh ka përmbytur rrugët dhe shtëpitë në dy lagje, duke lënë të paktën dy persona të vdekur. Dhjetëra njerëz janë shpëtuar, pasi janë bllokuar brenda një biblioteke, ndërsa disa stacione metroje janë mbyllur.

 

Ministri i Brendshëm turk ka njoftuar se dy turistë gjithashtu kanë humbur jetën, ndërsa kërkimet vijojnë ende për 4 persona të zhdukur në një provincë pranë kufirit me Bullgarinë.

 

Edhe në Bullgari autoritetet kanë njoftuar për dy të viktima për shkak të përmbytjeve dhe tre të zhdukur. Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike mijëra banorë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.