“9 qytetet me kriminalitetin më të lartë”, SPAK: Në Tiranë, pastrim parash. Në Durrës e Fier, trafik droge

Pas kryebashkiakut Erion Veliaj, ka reaguar edhe kreu i qeverisë Edi Rama lidhur me arrestimin e drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë. Përmes një reagimi në platformën X, Rama thotë se mendësia e vjetër komuniste së bashku me thashethemet, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë. Edhe pse kryeministri shpreh mbështetjen n Prokuroria e […]

Prill 6, 2024 - 19:10
 0
“9 qytetet me kriminalitetin më të lartë”, SPAK: Në Tiranë, pastrim parash. Në Durrës e Fier, trafik droge

Pas kryebashkiakut Erion Veliaj, ka reaguar edhe kreu i qeverisë Edi Rama lidhur me arrestimin e drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë.

Përmes një reagimi në platformën X, Rama thotë se mendësia e vjetër komuniste së bashku me thashethemet, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë.

Edhe pse kryeministri shpreh mbështetjen n

Prokuroria e Posaçme e sheh me shqetësim realitetin kriminal në vend, të cilin e ka analizuar nëpërmjet rezultateve të hetimeve që ka kryer përgjatë vitit 2023.

Në raportin vjetor dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Kuvendit, SPAK rendit 9 qytete ku janë evidentuar grupe me aktivitet kriminal aktiv.

Ato janë Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Kurbini dhe Fushë-Kruja.

Bazuar në rastet hetimore, SPAK thotë se në Tiranë dhe kryesisht qytetet bregdetare grupet kriminale janë të fokusuara në pastrimin e parave. Drejtues të grupeve përdorin vajzat dhe gratë me lidhje të ngushtë me ta, duke i dhënë rol aktiv në lëvizjen e parave dhe futjen në ekonomi.

Në Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Kurbin konsiderohet problem i dukshëm trafiku i narkotikëve.

Teksa në fushën e krimeve kundër jetës, si vrasjet dhe tentativat për vrasje, ka shfaqje më të dhunshme në Durrës, Fier, Fushë-Krujë, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

Fushë-Kruja duket se është qendra e sigurimit të kushteve për atentate. SPAK thotë se aty ka evudentuar aktivitetin e shit-blerjes së armëve të zjarrit, lëndëve shpërthyese dhe vjedhje të makinave.

Grupet kriminale, Prokuroria e Posaçme i ndan në dy kategori, ato që janë të specializuara vetëm në trafikun e kokainës dhe që janë të lidhura ngushtë me Amerikën Latine dhe ato që merren me trafikun e të gjithë drogave.

Këto të fundit kanë lidhje të forta me qytetin e Durrësit dhe sipas SPAK është konstatuar që trafikojnë lëndë narkotike të një cilësie të lartë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.