“9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait”, gazetarja rrëfen çfarë e çuditi gjatë ceremonisë mortore në Shkodër: Nuk kishte familjarë
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel dha detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër. Bezat: Ishte një shtëpi që të ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9-vjeçaren […]
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel dha detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.
Bezat: Ishte një shtëpi që të ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë. U gjet një natë më parë dhe trupi iu dorëzua familjarëve, i vetmi që po kujdesej ishte xhaxhai i saj, një personazh me dritëhije në Shkodër. Ashpërsia tek ai ishte e dukshme, fillimisht ishte aspak miqësor me grupin e xhiriimit, munda ta bind të rrëfejë diçka, edhe ai e kishte të paimagjinueshme, nuk e imagjinonte që do të shkonte deri këtu.
Dolën së bashku të dyja të pinin kafe buzë Bunës, pas një kafe të gjatë rreth 2 orëshe, kalon një makinë anash që ishte bashkëshorti me të dashurën e tij, ishin në makinë të dy dhe i shkaktoi tronditje, kunata ka rrëfyer se në momentin që e pa me të dashurën që vlen të theksohet se është një 17-vjeçare, e ka humbur logjikën dhe aty janë ndarë,
What's Your Reaction?