90 mijë euro shpenzime! Spanjollët habiten, toreador i njohur anulon dasmën vetëm 1 orë para ceremonisë

Shoqëria e lartë andaluziane është tronditur nga vendimi i 33-vjeçarit toreadorit Juan Ortega për të anuluar martesën me partneren e tij kardiologe 31-vjeçare, Carmen Ote, vetëm një orë para ceremonisë. Dasma ishte planifikuar për të shtunën më 2 dhjetor në një kishë në qytetin e Jerezit me 500 të ftuar nga ajka e aristokracisë andaluziane. […]

Dhjetor 8, 2023 - 08:49
 0
90 mijë euro shpenzime! Spanjollët habiten, toreador i njohur anulon dasmën vetëm 1 orë para ceremonisë

Shoqëria e lartë andaluziane është tronditur nga vendimi i 33-vjeçarit toreadorit Juan Ortega për të anuluar martesën me partneren e tij kardiologe 31-vjeçare, Carmen Ote, vetëm një orë para ceremonisë.

Dasma ishte planifikuar për të shtunën më 2 dhjetor në një kishë në qytetin e Jerezit me 500 të ftuar nga ajka e aristokracisë andaluziane. Sipas mediave spanjolle, kurorëzimi i Ortega-s me partneren e tij prej shtatë vitesh do të ishte dasma e vitit në Andaluzi. Mirëpo, papritur, vetëm një orë para ceremonisë së martesës, teksa nusja kishte veshur fustanin e nusërisë dhe po përgatitej të nisej për në kishë, mori një telefonatë nga Ortega, i cili njoftoi vendimin e tij të parevokueshëm për anulimin e dasmës.

Pas vendimit të tij të papritur për të anuluar martesën me kardiologen Carmen Ote, Juan Ortega mori përsipër të paguante të gjitha shpenzimet e tij të ceremonisë në shumën 90,000 euro.

Arsyet mbeten ende të paqarta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.