Dita e parë e shkollës, Emiriana Sako uron nxënësit e mësuesit: Kujdesi maksimal ndaj fëmijëve është prioriteti ynë!

Urime të përzemërta nxënësve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm shkollor.

Shtator 11, 2023 - 08:32
Tetor 6, 2023 - 11:05
 0
Dita e parë e shkollës, Emiriana Sako uron nxënësit e mësuesit: Kujdesi maksimal ndaj fëmijëve është prioriteti ynë!
Urime të përzemërta nxënësve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm shkollor. ????????✏️
Një urim i veçantë për nxënësit e klasave të para, që sot fillojnë rrugen e dijes.
Uroj mësueset dhe mësuesit, si dhe i shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që tregojnë në misionin e tyre fisnik për edukimin e brezave të ardhshëm. ????
Urime gjithashtu prindërve që janë mbështetja kryesore e fëmijëve, në realizimin e objektivave të tyre të jetës nëpërmjet dijes e shkollimit.
Bashkia e Durrësit ka bërë shumë punë për ti krijuar kushte sa më të mira fëmijëve dhe mësuesve. Tre vitet e fundit në Durrës janë ndërtuar 2️⃣0️⃣ objekte arsimore të reja me standarte evropiane ndërkohë që edhe ato ekzistuese janë në kushte optimale.
Puna vazhdon me ndërtimin e të tjera godinave arsimore me kushte bashkëkohore.
Kujdesi maksimal ndaj fëmijëve është priroteti ynë pasi ata janë e ardhmja e shoqërisë dhe e qytetit tonë. ????

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.