A do të përfshihet Europa nga lufta?/ Tre herë më të fuqishme se bomba në Hiroshima, SHBA planifikon vendosjen e armëve nukleare në zemër të kontinentit

Për herë të parë në 15 vite, SHBA po planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat britanike raportojnë se një hap i tillë po ndërmerret nën kërcënimin në rritje nga Rusia. The Guardian raporton se armët do kenë një fuqi tre herë më të forta se bomba e përdorur në Hiroshima. Kujtojmë […]

Janar 27, 2024 - 11:24
 0
A do të përfshihet Europa nga lufta?/ Tre herë më të fuqishme se bomba në Hiroshima, SHBA planifikon vendosjen e armëve nukleare në zemër të kontinentit

Për herë të parë në 15 vite, SHBA po planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat britanike raportojnë se një hap i tillë po ndërmerret nën kërcënimin në rritje nga Rusia.

The Guardian raporton se armët do kenë një fuqi tre herë më të forta se bomba e përdorur në Hiroshima.

Kujtojmë se një hap i tillë u ndërmor edhe periudhën e luftës së Ftohtë, por se u hoqën në vitin 2008.

“Mbetet një politikë e vjetër e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s që të mos konfirmojnë apo mohojnë praninë e armëve bërthamore në një vend të caktuar”, tha mbi rastin një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes .

Kohët e fundit ka pasur thirrje nga figura të larta në të dy anët e Atlantikut që Britania e Madhe të përgatitet në rast të një lufte të mundshme midis forcave të NATO-s dhe Rusisë. Në fillim të kësaj jave, gjenerali Sir Patrick Sanders, kreu në largim i ushtrisë britanike, tha se radhët e ushtrisë prej 74,000 trupash duhet të forcohen nga të paktën 45,000 rezervistë dhe qytetarë, në mënyrë që të jenë më të përgatitur për konflikt të mundshëm.

Carlos Del Toro, sekretari i marinës amerikane, i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar të “rivlerësojë” madhësinë e forcave të saj të armatosura duke pasur parasysh “kërcënimet që ekzistojnë sot”.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.