A do t’ju tundonin 150 mijë paund të transferoheni në një nga pjesët më të bukura të Skocisë?

150 mijë dollarë për të jetuar në një nga pjesët më të bukura të Skocisë? Oferta duket tunduese, por në të vërtetë bëhet

Mars 5, 2024 - 10:05
 0
A do t’ju tundonin 150 mijë paund të transferoheni në një nga pjesët më të bukura të Skocisë?

150 mijë dollarë për të jetuar në një nga pjesët më të bukura të Skocisë? Oferta duket tunduese, por në të vërtetë bëhet fjalë për një praktikë që lind si nevojë për të “thithur” profesionistë në këtë zonë.

Një nga praktikat e mjekëve të përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar, që shërben në ishujt Hebridean Uist dhe Benbecula, po ofron pagën për të “joshur” mjekë të rinj për të jetuar dhe punuar atje.

Në ishullin e Rumit, prindërit po kërkojnë një mësues të ri për pesë nxënës të shkollës fillore dhe dy fëmijë në çerdhe, me një ofertë 68 mijë paund.

Kjo është pjesë e përpjekjeve për të trajtuar një krizë rekrutimi në shumë shërbime rurale. Për banorët, këto nuk janë thjesht punë.

Bëhet fjalë për kultivimin e dëshirës së të rinjve për të dhënë kontributin e tyre edhe në zona të largëta rurale, larg metropolit të zhurmshëm dhe pranë natyrës e qetësisë që ajo ofron.

“Ne gjithmonë shikojmë se kush po vjen, individ apo familja e tij që e shoqëron,” tha Gordon Jamieson, shefi ekzekutiv i NHS Ëestern Isles.

Sipas banorëve, jo çdokush zgjedh që të punojë e jetojë në të tilla zona.

“Për profesionistët e kujdesit shëndetësor, kur zgjedhin një vend si Uist dhe Benbecula, është zonë e largët për sa i përket punës.”

Për të “joshur” profesionistët, autoritetet kanë ofruar 40% mbi pagën normale për punonjës të shërbimit shëndetësor apo arsimor.

Ata do t’i shërbejnë grupit të gjashtë ishujve në Hebridet e Jashtme, me një popullsi të përbashkët prej rreth 4700 njerëz.

Bordi i shëndetësisë tha se një nxitje e madhe ishte mundësia për të punuar në një nga lokacionet më të bukura dhe idilike të Mbretërisë së Bashkuar.

Por aplikantët e suksesshëm do të marrin gjithashtu shpenzimet e zhvendosjes për të ndihmuar në përshtatjen në ishuj, si dhe një pagesë “mirëseardhjeje” deri në 10 mijë paund.

Ndërkohë, në Ishullin Rum në Hebridet e Brendshme ka një popullsi prej vetëm 40 personash, të gjithë jetojnë rreth fshatit Kinloch.

Shkolla fillore Rum ka një listë prej vetëm pesë nxënësish, nga mosha pesë deri në 11 vjeç, dhe dy fëmijë në çerdhe të moshës tre dhe katër vjeç.

Këshilli Highland ofron një pagë vjetore prej 62 mijë paund për drejtorin e tyre të ri, me pagesa shtesë të punës në distancë, me vlerë më shumë se 5,500 paund./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.