“A doni t’i jepni fund luftës?”, mesazhi i Izraelit ndaj palestinezëve: Jepni informacion mbi pengjet dhe përfitoni para

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u dërguan mesazhe palestinezëve në Gaza, të cilëve iu ofron para në këmbim të çdo informacioni për pengjet

Mars 19, 2024 - 17:05
 0
“A doni t’i jepni fund luftës?”, mesazhi i Izraelit ndaj palestinezëve: Jepni informacion mbi pengjet dhe përfitoni para

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u dërguan mesazhe palestinezëve në Gaza, të cilëve iu ofron para në këmbim të çdo informacioni për pengjet izraelite.

“A doni t’i jepni fund luftës? Nëse keni informacion të besueshëm për të rrëmbyerit ose rrëmbyesit e tyre, mos hezitoni të na kontaktoni dhe mund të merrni një shpërblim të vlefshëm në para”, thuhet në mesazhin e dërguar.

Mesazhi ka dy numra telefoni të bashkangjitur me të, si dhe një faqe interneti, tek e cila gjenden fotografitë, emrat dhe moshat e pengjeve izraelite.

Nga ana tjetër, Gaza po përballet me një krizë humanitare pas bombardimeve izraelite në të gjithë enklavën, ku 70% e popullsisë tashmë po vuan nga  nivele katastrofike të urisë, tha të hënën një raport i mbështetur nga OKB./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.