A mund të mbrohet Evropa pa SHBA-në?
Në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se
Në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se do të ketë më shumë ndihma për Ukrainën në drejtim të mbrojtjes ajrore. Po ashtu u vendos aleanca për dronët. Stoltenberg premtoi edhe 1 milionë dronë për Ukrainën.
Por NATO ka mjaft probleme edhe tani. Aktualisht ka shumë pak municion për Ukrainën, lufta është në ngërç me shumë viktima dhe pa perspektivë për një zgjidhje të negociuar. Problem tjetër – pezullimi i përkohshëm i ndihmës ushtarake amerikane që Kievit i nevojitet urgjentisht. “Gjëja e fundit që na duhet është një diskutim rreth armëve bërthamore,” thotë ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. Ai foli para selisë së NATO-s në Bruksel, por mesazhi i tij është drejtuar drejt Berlinit, duke thënë se është “një diskutim kompleks, i cili as që duhet nisur”.
Partneri i tij i koalicionit Christian Lindner nga FDP mund të ndihet i prekur me këtë deklaratë, si dhe kolegia tij partiake Katarina Barley, kryesuesja e listës së SPD për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në një intervistë ajo tha se është e hapur për të diskutuar për bombën atomike evropiane në kuadër të diskutimit për ushtrinë evropiane.
Pa trupat amerikane mungon fuqia e duhur
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu beson se hapja e debatit për bombat e reja bërthamore është krejtësisht e gabuar. Nëse diçka ka funksionuar deri më tani, tha Jens Stoltenberg, ishte mbrotja bërthamore. “Ne nuk duhet të cenojmë besueshmërinë e tyre”, tha Stoltenberg. Sidomos pasi mburoja bërthamore amerikane për Evropën është pothuajse e vetmja gjë që ende nuk është vënë në pikëpyetje në dokumentet strategjike të kampit Trump.
Nga këndvështrimi i politologes Jane Puglierin, evropianët përballen me një problem krejtësisht tjetër, e ai është në fushën e mbrojtjes konvencionale. Ajo sheh rrezikun që amerikanët të tërhiqen. Kreu i zyrës së Berlinit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) i referohet “NATO-s së fjetur”. Është një dokument që shkaktoi një valë reagimesh në Uashington. “Kjo ka të bëjë me faktin se mbrojtja konvencionale e Evropës përballohet vetëm nga evropianët”, thotë Puglierin.
Në rast mosmarrëveshjesh me amerikanët do të thyhej vetë boshti kurrizor i mbrojtjes evropiane. Ushtarët amerikanë do të tërhiqeshin nga Evropa dhe bashkë me ta edhe aftësitë si zbulimi, transporti ajror dhe vendosja e shpejtë e trupave luftarake me rezerva të mëdha municioni. Kryesisht gjithçka që i mungon “shumicës së ushtrive evropiane”, thotë Puglierin.
Mungesa e koordinimit
What's Your Reaction?