A ndërrohet gjaku në pranverë? Mjeku hematolog: Mit që ka ngelur në vendin tonë

Mjeku hematolog Sotiraq Lako i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka deklaruar se gjaku nuk ndërrohet në pranverë. Ai shprehet se mendimi i shumë qytetarëve se gjaku ndërrohet në stinën e pranverës nuk është gjë tjetër veçse mit. “Asnjëherë nuk e dëgjova nga mjekët që punonin, nuk e lexon në librat tanë që  kjo lloj […]

Mars 19, 2024 - 13:05
 0
A ndërrohet gjaku në pranverë? Mjeku hematolog: Mit që ka ngelur në vendin tonë

Mjeku hematolog Sotiraq Lako i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka deklaruar se gjaku nuk ndërrohet në pranverë. Ai shprehet se mendimi i shumë qytetarëve se gjaku ndërrohet në stinën e pranverës nuk është gjë tjetër veçse mit.

Asnjëherë nuk e dëgjova nga mjekët që punonin, nuk e lexon në librat tanë që  kjo lloj sëmundje gjaku tumorale shfaqet më shumë në pranverë, asnjëherë nuk e gjen në artikujt shkencorë që gjaku ndryshohet në pranverë.

Është një mit që ka ngelur në vendin tonë. Nuk ndërrohet gjaku në pranverë”, tha Lako teksa shton se gjaku është gjithnjë në rigjenerim. Ai shton se organizmi normal ka në thelb të vetë një proces që quhet homeostaza.

Aq qeliza sa eliminohen, aq prodhohen. Gjaku në përbërjen e vet ka elementët e figuruar të gjakut. Numrin kryesor e përbëjnë rruazat e kuqe, më pas nga numri vijnë trombocitet dhe më pas vijnë rruazat e bardha.

Rruazat e kuqe jetojnë rreth 120 ditë, trombocitet 8-10 ditë, dhe neutrofilet që janë përbërësi kryesor i rruazave të bardha deri në p5 ditë. Ne gjak s’mund ti gjesh të gjitha qelizat e të njëjtës moshë. Ka qeliza të sapo hedhura në qarkullim. Ka qeliza që kanë prej një dite, 10 ditësh, 60 ditësh, 120 ditësh.

Çdo sekondë eliminohen rruazat e gjakut dhe prodhohen po aq sa eliminohen. Çdo ditë prodhohen rreth 200 miliardë rruaza të kuqe dhe sekondë prodhohen rreth 2 milionë e 400 rruaza të kuqe. Kaq eliminohen dhe kaq prodhohen. Rreth 1 milionë trombocite për sekondë dhe 1 milionë për sekondë neutrofile”, tha Lako.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.