A ndikon Covidi në rritjen e rasteve të atakeve kardiake? Ja si përgjigjet mjekja

Rastet me Covid duket se po shfaqen sërish, mjekja Aurora Dollenberg ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të dhënë disa këshilla e për të treguar gjithashtu pasojat që mund  të sjellë Covid-i por edhe thjesht gripi. Ajo tha se personat të cilët kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese […]

Janar 14, 2024 - 17:11
 0
A ndikon Covidi në rritjen e rasteve të atakeve kardiake? Ja si përgjigjet mjekja

Rastet me Covid duket se po shfaqen sërish, mjekja Aurora Dollenberg ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të dhënë disa këshilla e për të treguar gjithashtu pasojat që mund  të sjellë Covid-i por edhe thjesht gripi.

Ajo tha se personat të cilët kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese si yndyrnaapo tension të lartë, e mira është të vaksinohen pasi sipas studimeve, këta persona janë më të prirur të kenë probleme kardiovaskulare.

“Është e vërtetë që ne kemi disa studime që janë në monitorim e sipër, ku janë mbledhur raste të pacientëve të infektuar me Covid dhe çfarë pasojash kardiovaskulare kanë pasur, ku më kryesorja është ataku kardiak dhe është parë se është rritur në mënyrë të dukshme rreziku i një pacientiqë ka Covid për të pasur infarkt dhe përsëri luan rol mosha.

Mosha dhe gjinia, janë pikërisht meshkuajt që janë prekur dyfish më shumë se gratë dhe është mosha mbi 60 që ka mundësi më të larta për të pësuar infarkt  nëse ka  Covid sidomos nëse ka edhe tension të lartë dhe yndyra pak të larta dhe disa faktorë rreziku, atëherë rreziku për të pasur infarkt të zemrës rritet. Prandaj është e rekomanduar vaksinimi, për të evidentuar faktin që nëse kanë këto probleme, ata patjetër duhet të marrin vaksinën kundër gripit e njëkohësisht kundër Covid- it.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.