Abbas takohet me Blinken: Ne refuzojmë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua të premten me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Aman për të diskutuar pasojat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, veçanërisht pasojat në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruajnë mediat e huaja. Abbas i ka thënë Blinken se ai “refuzon zhvendosjen e detyruar” të palestinezëve nga Gaza, […]

Tetor 13, 2023 - 15:55
 0
Abbas takohet me Blinken: Ne refuzojmë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua të premten me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Aman për të diskutuar pasojat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, veçanërisht pasojat në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruajnë mediat e huaja.

Abbas i ka thënë Blinken se ai “refuzon zhvendosjen e detyruar” të palestinezëve nga Gaza, pas urdhrit të Izraelit që të gjithë civilët të lëvizin në jug.

Sipas tij një ngjarje e tillë do të përbënte një “Nakba të dytë”, duke iu referuar zhvendosjes masive të palestinezëve në luftën e vitit 1948 rreth krijimit të Izraelit, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Udhëtimi i sekretarit në Jordani, i vendosur përgjatë pjesës më të madhe të kufirit lindor të Izraelit, vjen pasi Blinken kaloi kohë duke u takuar me zyrtarë izraelitë si dhe me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga sulmi dhe lufta, e cila ka vrarë më shumë se 1300 izraelitë dhe të paktën 27 amerikanë.

Blinken u takua gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, me të cilin Presidenti Joe Biden ka qenë në kontakt që nga shpërthimi i krizës. Udhëheqësi jordanez ka shërbyer si një ndërmjetës kyç në negociatat lidhur me Lindjen e Mesme gjatë disa dekadave. Blinken dhe Abdullah II diskutuan “sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Ata folën gjithashtu për “përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.