Abuzoi me të miturën, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Larta ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi i akuzuar për abuzim me një vajzë të mitur. Hasi kishte bërë rekurs

Maj 8, 2024 - 16:35
 0
Abuzoi me të miturën, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Larta ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi i akuzuar për abuzim me një vajzë të mitur.

Hasi kishte bërë rekurs për ndryshim mase, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë në 7 shkurt të këtij viti.

Mjeku 42-vjeçar akuzohet për abuzimin me një vajzë të mitur, të cilën e prezantonte si një nga gratë e tij si dhe për kryerje pornografie.

Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.

Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit u shprehën të shokuar kur ngjarja u bë publike, duke thënë në atë kohë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur ishte e pakonceptueshme për ta.

Hasi ka 7 fëmijë me 3 nga gratë, ndërsa 16-vjeçaren e mitur e mbante prej 2 vitesh në banesë deri sa u denoncua nga prindërit e saj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.