Abuzoi me tenderin për transporti e gardianëve/ Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës, prej muajsh ishte në kërkim (EMRI)

Judmir Shurdhi, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ishte shpallur në kërkim

Shtator 23, 2023 - 11:55
 0
Abuzoi me tenderin për transporti e gardianëve/ Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës, prej muajsh ishte në kërkim (EMRI)

Judmir Shurdhi, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ishte shpallur në kërkim për abuzimin e një tenderi.

 

Shurdhi është dënuar nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

 

43 vjeçari në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera, që kishte të bënte me transportin e gardianëve.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një 43-vjeçari të dënuar me burgim për veprën penale ”Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, finalizuan operacionin policor të koduar “Takimi i fundit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

 

Judmir Shurdhi, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

 

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.