Abuzoi seksualisht për disa muaj me nxënësin 14 vjeçar, mësuesja dënohet me 3 vjet e 10 muaj burg
Abuzoi seksualisht dhe përndoqi nxënësin e saj 14 vjeçar, dënohet me 3 vjet e 10 muaj burg mësuesja Tre vjet e dhjetë muaj burg është dënuar një mësuese e shkollës së mesme në provincën e Cuneos në Itali, pasi akuzohej për abuzim seksual dhe përndjekjen e një nxënësi të saj të mitur. Gruaja dyshohet se […]
Abuzoi seksualisht dhe përndoqi nxënësin e saj 14 vjeçar, dënohet me 3 vjet e 10 muaj burg mësuesja
Tre vjet e dhjetë muaj burg është dënuar një mësuese e shkollës së mesme në provincën e Cuneos në Itali, pasi akuzohej për abuzim seksual dhe përndjekjen e një nxënësi të saj të mitur.
Gruaja dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 14-vjeçar, gjatë orëve të kursit.
Sipas prokurorit, gruaja në atë kohë 36 vjeçe e kishte përndjekur të miturin deri në pikën sa ta shtynte të akuzonte nënën e tij për keqtrajtime inekzistente, vetëm për të kaluar një natë bashkë.
14-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e mësueses gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, teorikisht sepse i është dashur të përgatitet privatisht për provimin e klasës së tetë.
Më vonë nëna zbuloi foto dhe mesazhe me kontent erotik mes tyre, ndërsa marrëdhënia seksuale kishte vazhduar për muaj të tërë.
Madje aq i fortë ishte pasioni nga ana e mësueses, saqë kishte shtyrë atë të bënte tatuazh emrin e nxënësit të saj. Mësuesja po ashtu i kishte dhënë djalit një celular për të komunikuar bashkë, pasi nëna ia kishte hequr të vetin.
Mësuesja pranoi marrëdhëniet seksuale në klasë, por i vendosi në një periudhë të mëvonshme, kur të dy nuk ishin në rolet nxënës dhe mësues.
Prokuroria kishte kërkuar për të dënimin me 7 vite burg, por avokatët e mbrojtën klienten duke thënë se ajo kishte një marrëdhënie normale në çift me djalin.
Versioni i palës mbrojtëse nuk i bindi gjyqtarët, por Gjykata e Kuneos i dha mësueses abuzuese të vuante dënimin në arrest shtëpie.
Dënimi i shkallës së parë urdhëron edhe pagesën e 30 mijë eurove palës civile si dëmshpërblim. Mësueses sakaq i është ndaluar përgjithmonë mbajtja e posteve në shkolla të të gjitha niveleve.
Në Itali, krimi i akteve seksuale me të mitur trajtohet me ashpërsi të veçantë dhe ata që kryejnë këto vepra rrezikojnë burgim nga 6 deri në 12 vjet.
/a.r
What's Your Reaction?