“Abuzonte kur ikte nëna”, e bija 15-vjeçare e akuzoi për përdhunim, 48-vjeçari e mohon

Bledar Rako, 48-vjeçari nga fshati Golem i Kavajës, i cili u vendos sot në pranga pas denoncimit të së bijës se ka kryer me të marrëdhënie seksuale, ka mohuar pretendimet e 15-vjeçares lidhur me ngjarjen. Nga burime mësohet se 15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, duke rrëfyer se i ati ka kryer […]

Maj 21, 2024 - 15:15
 0
“Abuzonte kur ikte nëna”, e bija 15-vjeçare e akuzoi për përdhunim, 48-vjeçari e mohon

Bledar Rako, 48-vjeçari nga fshati Golem i Kavajës, i cili u vendos sot në pranga pas denoncimit të së bijës se ka kryer me të marrëdhënie seksuale, ka mohuar pretendimet e 15-vjeçares lidhur me ngjarjen.

Nga burime mësohet se 15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, duke rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçare.

Adoleshentja ka treguar se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga uniformat blu edhe nëna e adoleshentes. Pasi i janë komuikuar akuzat që e bija ka ngritur ndaj babait të saj, ajo ka thënë se nuk di asgjë dhe se nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti.

Sakaq, vajza e mitur iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për të përcaktuar nëse është abuzuar apo jo seksualisht.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.