Acar në vendet skandinave, temperatura zbret në -43 gradë në Suedi

Vendet skandinave po përjetojnë kushte ekstreme për shkak të borës, ndërsa në Suedi qindra shoferë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre.

Janar 4, 2024 - 12:30
 0
Acar në vendet skandinave, temperatura zbret në -43 gradë në Suedi

Vendet skandinave po përjetojnë kushte ekstreme për shkak të borës, ndërsa në Suedi qindra shoferë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre.

Ekipet e shpëtimit kaluan natën duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në dëborë në Skane të Suedisë, ndërsa ushtria shpërndau ushqim, ujë dhe batanije për shoferët dhe pasagjerët që kishin mbetur të bllokuar në dëborë për gati 24 orë.

I ftohti ekstrem ka goditur disa pjesë të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, dhe stuhitë e borës në Danimarkë kanë bllokuar shoferët në një autostradë pranë Aarhus që nga e mërkura.

Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka në veri të Suedisë regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet të martën mbrëma, me temperatura që ranë në -43.6 gradë Celsius.

Mjetet e borës mbërritën të mërkurën pasdite dhe policia dhe punonjësit e shpëtimit punuan gjatë natës për të nxjerrë njerëzit nga qindra makina të bllokuara. Disa kishin probleme mjekësore, duke përfshirë diabetin.

Deri të enjten në mëngjes, shumë nga makinat kishin lëvizur, megjithëse kamionët ishin ende të bllokuar. Policia tha se kushtet kanë filluar të përmirësohen, por shtoi se rruga nuk do të pastrohet deri në orën 08:00 të së premtes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.