Administrata Publike, ministrja ‘zbërthen’ Planin e Motivimit: Të jemi konkurrues në tregun e punës, rëndësi tërheqja e të rinjve
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka shpjeguar në studion e ditarit me Andi Nurjan në A2 CNN, planin e motivimit për administratën publike, që ka të bëjë me oraret fleksibël, para shtesë në bazë të performancës, apo marrja e pushimeve edhe më pak se një javë. Sipas saj qëllimi i […]
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka shpjeguar në studion e ditarit me Andi Nurjan në A2 CNN, planin e motivimit për administratën publike, që ka të bëjë me oraret fleksibël, para shtesë në bazë të performancës, apo marrja e pushimeve edhe më pak se një javë. Sipas saj qëllimi i kësaj nisme është konkurrenca në tregun e punës dhe modernizimi i punës në administratën publike.
“Qëllimi është për të intensifikuar vëmendjen drejt modernizimit të punës së administratës publike, që të jemi më konkurrues në tregun e punës, të ofrojmë mjedis më miqësor në punë. Përzgjedhja e orarit të punës, që të gjithë brenda orarit 8 e gjysmë, kemi menduar disa fleksibilitete në orarin e punës. Ka qenë befasuese dhe morëm 1 mijë përgjigje brenda orës. Interesi ishte shumë i lartë dhe çështja e orarit ishte e para në listë. Orari i punës fleksibël se pjesa më e madhe e shërbimeve janë online. Të krijojmë një element shfryrje të tensionit e ngarkesës në punë”.
Një vëmendje e veçantë, thotë Pirdeni, i është kushtuar edhe rritjes së pagës në disa sektorë përfshirë edhe ata të njësive të qeverisjes vendore. Sipas saj kjo ka ndikuar edhe në një pjesë të sektorit privat.
I kemi kushtuar vëmendje rritjes së pagës që mesatarja të shkojë 900 euro. Nga diskutimet që kemi pasur ka ndikuar në një pjesë të sektorit privat. Do të ketë rritje tjetër të pagave të dedikuar një kategorie të caktuar punonjësish; nga specialistë, në Forcat e Armatosura, punonjësit e sigurisë, sektori i arsimit, mjekët e infermierët dhe rritja e pagave të të gjithë punonjësve të njësive të qeverisjes vendore. Kishte ardhur koha që shtrirja të ishte kapilare në këto nivele”.
“Kemi nisur një proces pilotimi brenda Administratës Publike sesi mund të përmirësojmë procesin e vlerësimit. Motivimi i atyre që janë shtyllat esenciale dhe mbartin masën kritike të ngarkesës në punë, meritojnë vlerësim e shpërblim. Ne kemi diskutuar me kolegë të BE e shqiptarë që të parashikojmë në legjislacion mundësinë e bonusit. Do të ketë përkufizime të përcaktuara për mënyrën e dhënies së bonusit, por edhe mbi periodicitetin sesi do të jepen këto bonuse”.
Ajo theksoi rëndësinë e tërheqjes së të rinjve në Administratën publike, si një mundësi për karrierë, ndërsa premton oferta ekstra për ta.
“Për ne është e rëndësishme të vijojmë me tërheqjen e të të rinjve. Kemi arritur të tërheqim më shumë se 500 të rinj ekselentë që e konsiderojnë punësimin në Administratën Publike si alternativë për karrierën e tyre. Administrata Publike ka disa avantazhe në raport me privatin, mundësi për ngjitje në karrierë. Përpos pagës ne do të duhet të vijmë me ofertë extra”./m.j
What's Your Reaction?