Afera CEZ-DIA, gazetari Fatos Mahmutaj merret në pyetje nga SPAK. Kush janë të akuzuarit

Gazetari Fatos Mahmutaj ka dëshuar sot në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro, dosje në të cilën janë të akuzuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sali e Shkëlzen Berisha. Ai u mor në pyetje në lidhje me një intervistë që i […]

Janar 22, 2024 - 18:10
 0
Afera CEZ-DIA, gazetari Fatos Mahmutaj merret në pyetje nga SPAK. Kush janë të akuzuarit

Gazetari Fatos Mahmutaj ka dëshuar sot në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro, dosje në të cilën janë të akuzuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sali e Shkëlzen Berisha.

Ai u mor në pyetje në lidhje me një intervistë që i ka marrë bashkëshortes së Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i vetmi i ndëshkuar për këtë aferë.

Më herët në emisionin “Studio LIve” në Report Tv Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Vojsava Ismailajn. Kjo e fundit siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”.

Dyshimet ndaj Metes i kanë fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, kontratë e cila në vitin 2013, u ndërpre pasi socialistët morën pushtetin. Prishja e marrëveshjes i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Për këtë aferë u dënua Kastiot Ismailaj, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, pasi përvetësoi 5 milionë euro nga kompania me fatura fiktive pa mbledhur asnjë borxh nga pagesat e prapambetura.

Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.