Afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, rinis seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin

Rinis seanca në gjykatën e Posaçme për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi. Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, […]

Tetor 23, 2023 - 19:20
 0
Afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, rinis seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin

Rinis seanca në gjykatën e Posaçme për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.