Afera “Partizani”/ Berisha refuzoi të merrej në pyetje, shtyhet për nesër seanca për ish-kryeministrin në GJKKO

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës. Mësohet se seanca për ish-kryeministrin është vendosur për ditën e nesërme në orën 14:30. Kujtojmë se seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe u prit të riniste sot n orën 18:00, pasi siç raporton gazetarja Klodiana Lala, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet. Teksa […]

Tetor 24, 2023 - 18:00
 0
Afera “Partizani”/ Berisha refuzoi të merrej në pyetje, shtyhet për nesër seanca për ish-kryeministrin në GJKKO

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës. Mësohet se seanca për ish-kryeministrin është vendosur për ditën e nesërme në orën 14:30.

Kujtojmë se seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe u prit të riniste sot n orën 18:00, pasi siç raporton gazetarja Klodiana Lala, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.

Po ashtu mësohet se edhe avokati Sokol Mengjezi ndodhej në gjykatë me prokurë të posaçme në mbrojtje të ish-kryeministrit Berisha.

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.