Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për nesër vendimin për arrestimin e Berishës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për të dytën ditë radhazi dhënien e vendimit për ashpërsimin ose jo të masës së sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Vendimi pritet të jepet ditën e nesërme (e enjte) në orën 15:00. SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së sigurisë ndaj Berishës, nga detyrim […]

Dhjetor 27, 2023 - 14:10
 0
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për nesër vendimin për arrestimin e Berishës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për të dytën ditë radhazi dhënien e vendimit për ashpërsimin ose jo të masës së sigurisë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Vendimi pritet të jepet ditën e nesërme (e enjte) në orën 15:00.

SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së sigurisë ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie, të ruhet me roje sigurie te dera dhe të mos lejohet të komunikojë me persona të tjerë jashtë banesës së tij.

Në seancën e sotme, avokatët e Sali Berishës kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese dhe që kjo seancë të bëhet publike me praninë e mediave. Të dyja këto kërkesa u rrëzuan. Gjyqtare e çështjes do të vijojë të jetë Irena Gjoka, për të cilën Sali Berisha ka thënë se ka konflikt interesi me të pasi kur ka qenë President i Republikës e ka përjashtuar nga detyra.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.