Afera seksuale në bashkinë e Kukësit, pretendimi i Alma Kaçit: USB-në me pamjet ma mori me forcë…

Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës së seancës paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokuroria thotë se nga hetimet, raporton gazetarja Glidona Daci,  rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin […]

Dhjetor 22, 2023 - 11:08
 0
Afera seksuale në bashkinë e Kukësit, pretendimi i Alma Kaçit: USB-në me pamjet ma mori me forcë…

Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës së seancës paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokuroria thotë se nga hetimet, raporton gazetarja Glidona Daci,  rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër të hetimeve, u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të “Fiks Fare”, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.

Daci thotë se nga hetimet del në pah edhe emri i ish-kryetarit të qarkut Kukës Abedin Oruçi. Kjo pasi siç pretendon Kaç, ai ia ka marrë USB-në me forcë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.