Agjencia e Kadastrës/ Regjistrimi dhe dixhitalizimi i pronave mbyllet në 2030

Shqipëria parashikohet të përfundojë në vitin 2030 dixhitalizimin e plotë të dosjeve të pronave, duke përfshirë edhe prona të paregjistruara më parë. Në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës”, i hedhur për konsultim publik, ku vendosen rregulla për zbatimin e së drejtës së pronësisë, me qëllim uljen e korrupsionit, parashikohet edhe ngritja e sistemit […]

Tetor 10, 2023 - 17:35
 0
Agjencia e Kadastrës/ Regjistrimi dhe dixhitalizimi i pronave mbyllet në 2030

Shqipëria parashikohet të përfundojë në vitin 2030 dixhitalizimin e plotë të dosjeve të pronave, duke përfshirë edhe prona të paregjistruara më parë.

Në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës”, i hedhur për konsultim publik, ku vendosen rregulla për zbatimin e së drejtës së pronësisë, me qëllim uljen e korrupsionit, parashikohet edhe ngritja e sistemit të menaxhimit të tokës.

Fillimisht brenda vitit 2024 pritet të mbyllet projekti i nisur në 2022 për dixhitalizimin e dosjeve të regjistruara.

Regjistrimi për herë të pronave të paregjistruara pritet të mbyllet në 2028.

Dy vjet më pas, në 2030 pritet të mbyllet dixhitalizimi i plotë i dosjeve në Shqipëri.

Për të përmbushur këtë objektiv, do të rishikohen deri në 2025, edhe burimet njerëzore dhe financiare të Agjencisë së Kadastrës.

Dixhitalizimi i arkivës së pronave që ka nisur nga viti 2022 përfshin 4.7 mln pasuri. Nga këto, në Kadastër janë vetëm 2,8 milionë të tilla me referenca.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.