Agjencia Ruse e Hapësirës: Moska dhe Pekini po planifikojnë instalimin e një termocentral bërthamor në Hënë në vitin 2033

Rusia dhe Kina po planifikojnë instalimin e një termocentrali bërthamor në Hënë rreth viteve 2033-2035. Lajmi u bë i ditur nga, Yuri Borisov, kreu i

Mars 5, 2024 - 15:15
 0
Agjencia Ruse e Hapësirës: Moska dhe Pekini po planifikojnë instalimin e një termocentral bërthamor në Hënë në vitin 2033

Rusia dhe Kina po planifikojnë instalimin e një termocentrali bërthamor në Hënë rreth viteve 2033-2035. Lajmi u bë i ditur nga, Yuri Borisov, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roskosmos, sipas mediave ndërkombëtare.

Pothuajse një e treta e centraleve bërthamore në Evropë varen nga Rusia, dhe në veçanti nga kompania shtetërore Rosatom ndaj së cilës BE nuk ka vendosur sanksione financiare për shkak të pozicionit në lidhje me furnizimin me uranium të pasuruar. Këtë e thekson Teva Meyer, studiuese në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike dhe eksperte në gjeopolitikën e energjisë bërthamore.

Siç vëren ajo në gazetën La Tribune, pavarësisht kalimit të Evropës drejt gazit natyror të lëngshëm, heqja e peshës strategjike të Rusisë në fuqinë bërthamore evropiane do të marrë shumë kohë. Në të njëjtën kohë, ajo thekson se edhe nëse kompanitë evropiane Orano dhe Urenco rrisin kapacitetin e tyre, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi Rosatom ka monopolin në prodhimin e karburantit bërthamor të destinuar për një flotë reaktorësh të projektuar nga Rusia, të cilët janë duke u zhvilluar në Evropën Qendrore.

Për më tepër, varësia nga Moska nuk ndalet vetëm në pasurimin e uraniumit natyror, por edhe në sektorin e karburanteve, ku Evropa nuk mund ta shndërrojë uraniumin e pasuruar në oksid uraniumi, në mënyrë që të formohen cilindra të vegjël të quajtur pelet, që janë finalet./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.