Agjentët u shtirën si klientë, si u zbulua polici në Fier, personi kyç në shitjen e kokainës

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i policit në Fier. Burime bëjnë me dije se prej disa muajsh zhvillohej aktiviteti kriminal i

Maj 25, 2024 - 14:55
 0
Agjentët u shtirën si klientë, si u zbulua polici në Fier, personi kyç në shitjen e kokainës

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i policit në Fier.

Burime bëjnë me dije se prej disa muajsh zhvillohej aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.

Lokali në Patos ishte në pronësi të policit Lorenc Gropa, por menaxhohej nga kushëriri i tij, i cili dyshohet se ishte personi kyç që bënte shitjen e lëndës narkotike.

I përfshirë ishte edhe polici, por vetë personalisht ishte i kujdesshëm të mos dilte shumë në skenë. Agjentët e AMP kanë kryer disa herë blerje të simuluar në lokal, duke u shtirur si klientë.

Dy muajt e fundit, lokalin mësohet se ia kishin dhënë me qira një tjetër personi. Rastësisht është zbuluar trafiku i armëve, pasi në celularin e babait të policit janë gjetur komunikime me Skerdilajd Levendin për të dërguar armë në Greqi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.