Ahmetaj reagon sërish nga arratia: Po më bëjnë presion që unë të mos flas? Nuk do të ndodhë…

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj reagoi nga arratia në lidhje me kallëzimin e fundit që është bërë ndaj tij nga SPAK në lidhje me dosjen

Tetor 11, 2023 - 13:55
 0
Ahmetaj reagon sërish nga arratia: Po më bëjnë presion që unë të mos flas? Nuk do të ndodhë…

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj reagoi nga arratia në lidhje me kallëzimin e fundit që është bërë ndaj tij nga SPAK në lidhje me dosjen “Buka sh.a”.

 

Ai akuzohet për abuzim me ose privatizimin e aksioneve shtetërore të shoqërisë “Buka” sh.a.

 

Ahmetaj e quan tragji-komedi një akuze të tillë duke shpjeguar edhe arsyet:

 

 

Së pari, rasti i “Buka” sh.a., është ndër të paktat herë në një procedurë privatizimi ku aksionet e shtetit jo vetëm ruhen, por rriten me disa herë në vlerë, ose thënë ndryshe, shteti përfiton më shumë të ardhura. Pra, të nderuar gazetarë e media që raportoni për dëm ndaj shtetit në vlerën 7 mld lekë të vjetra etj, etj., lexoni, ju lutem. Të ngatërrosh dëmin me përfitimin, nuk është aspak në nivelin e dinjitetit të punës suaj. Si mundet, gjithsesi, t’i shkaktohet dëm buxhetit të shtetit nëse aksionet shtetërore rriten?? E kundërta do të ishte e vërtetë.

 

Në vijim Ahmetaj shpjegon të gjithë procedurat e privatizimit duke shpjeguar se Ministri nuk është përgjegjës per vlerësimin e aksioneve shtetërore në shoqëritë tregtare që veprojnë në sektorët jo-strategjikë. Kjo detyrë iu caktohet ekspertëve

 

 

Në konkluzion:

1- Ministri i Ekonomisë është përgjegjës për zhvillimin e politikave të privatizimit të pronës shtetërore dhe inicimin e procesin e privatizimit në përputhje me ligjet në fuqi.

2- Ministri nuk është përgjegjës per vlerësimin e aksioneve shtetërore në shoqëritë tregtare që veprojnë në sektorët jo-strategjikë. Kjo detyrë iu caktohet ekspertëve, eksperti kontabël i autorizuar dhe eksperti i vlerësimit, të cilët janë të pavarur, të licensuar dhe kanë përgjegjësi ligjore për vlerësimet e kryera.

3- Eksperti kontabël i autorizuar dhe eksperti i vlerësimit bëjnë raportin e vlerësimit të shoqërisë dhe e dorëzojnë në Ministrinë e Ekonomisë.

4- Ministria e Ekonomisë dorëzon në Ministrinë e Financave kërkesën për shitjen e paketës së aksioneve në pronësi të shtetit, shoqëruar me dosjen përkatëse të privatizimit.

5- Ministria e Financave bën vlerësimin në përputhje me ligjin dhe zhvillon ankandin.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.