Ajax në krizë të thellë, tifozët kërkojnë rikthimin e “strategut” holandez

Kur flasim për futbollin holandez, padyshim skuadra e parë që na vjen në mendje është ajo e Ajax Amsterdam, skuadër e cila ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së futbollit evropian, teksa ka prodhuar dhe një nga lojtarët më të mirë të historisë, Johan Cruyff. Mirëpo, “gjigandët” e Eredivisie nuk po kalojnë momentin e tyre […]

Shtator 25, 2023 - 20:25
 0
Ajax në krizë të thellë, tifozët kërkojnë rikthimin e “strategut” holandez

Kur flasim për futbollin holandez, padyshim skuadra e parë që na vjen në mendje është ajo e Ajax Amsterdam, skuadër e cila ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së futbollit evropian, teksa ka prodhuar dhe një nga lojtarët më të mirë të historisë, Johan Cruyff.

Mirëpo, “gjigandët” e Eredivisie nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë, teksa pas 4 javëve kampionat kanë arritur të grumbullojnë, vetëm 5 pikë, duke humbur përballje direkte ndaj rivalëve të Tëente dhe Feyenoord, humbje këto të cilat nuk tolerohen nga bordi drejtues i klubit.

Të tilla rezultate pritet t’i kushtojnë vendin e punës, teknikut të holandezëve, Maurice Steijn, vetëm 3 muaj pas marrjes së detyrës, duke e lënë klubin pa një trajner.

Në krahun tjetër, tifozët kërkojnë njëzëri rikthimin e “strategut” të “tulipanëve”, Louis van Gaal në krye të pankinës dhe tashmë gjithçka mbetet në dorën e klubit.

Sot bordi i Kampionatit holandez të futbollit, Eredivisie ka vendosur që kjo sfidë të vazhdojë dhe të mbyllet rregullisht.

Dueli do të luhet në të njëjtin impiant, duke filluar nga minuta e ndërprerjes së sfidës me rezultatin 0-3 për Fejenoord, por në ndryshim nga ndeshja e të dielës, tribunat do të jenë të boshatisura, pasi ajo do të luhet me dyer të mbyllura.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.