Ajo çfarë presin këta nuk do të vijë kurrë

Nga Frrok Çupi Ngjarja që lidhet me idenë e këtyre, ka ndodhur pikërisht në arenën nga ku këta presin ‘të reja’ tani. Një burrë i rraskapitur nga jeta, kishte disa ditë e net i ulur  në një sofa në mes të të ftohtit. Nuk bënte asgjë, veçse thërriste dhe kërkonte ‘çfarë po priste’. Këta nuk […]

Nëntor 8, 2023 - 12:57
 0
Ajo çfarë presin këta nuk do të vijë kurrë

Nga Frrok Çupi

Ngjarja që lidhet me idenë e këtyre, ka ndodhur pikërisht në arenën nga ku këta presin ‘të reja’ tani. Një burrë i rraskapitur nga jeta, kishte disa ditë e net i ulur  në një sofa në mes të të ftohtit. Nuk bënte asgjë, veçse thërriste dhe kërkonte ‘çfarë po priste’. Këta nuk janë të ulur në sofa, nuk janë as pa strehë…, përkundrazi, janë më të pasuruarit e vendit duke mos punuar e duke ndenjur ulur në sofatë e politikës dhe të korrupsionit. Dje dhe pardje u ngritën nga sofaja direkt në dritaret e selisë së Kuvendit, godinë që ka qenë Komiteti Qendror i ‘partisë mëmë’. Ia bënë fora, herë si kunadhe e herë si strucë dhe u ngjitën në dritaret e katit të dytë për të bërë kërkesën e fundit.

Këta po presin në të gjitha drejtimet, jo vetëm nga Tehrani ku ishte ulur djaloshi që në vitin 1979 e mori gjithë media e botës. Ai ishte dimër i egër për Iranin, 1979, kur po instalohej Republika Islamike e Khomeinit.

Iraniani i ulur në sofa, natë e ditë priste diçka, por nuk fliste.

Këta këtu e dinë shumë qartë çfarë presin. Presin atë që këtu në vend nuk e mbërrijnë dot. Kanë kohë që kanë humbur pushtetin dhe njëkohësisht besimin qytetar. Lideri i tyre është shpallur ‘i korruptuar familjarisht’ nga Shtetet e Bashkuara. Këta që i shkojnë pas, herë ngjiten në dritare, herë i bëhen mburojë mishtore për të mos u paraqitur para Drejtësisë; këta janë të zhytur në korrupsion ‘familjar qeveritar’ dhe në krimin e vrasjeve. Kurrë nuk i kanë kërkuar ndjesë kombit për qindra plagë të rënda që i kanë shkaktuar. Hetimi dhe gjykimi i familjes së korruptuar ka nisur nga periferia, që nga dhëndëri që ndodhet në burg; të tjerët vijnë pas. Berisha vetë kërkohet para Prokurorit, por këta e mbulojnë me trupa… Pamja e mbulimit të Berishës me trupat deputetë që u dalin format e kolme tek kacavirren në katin e dytë të selisë shtetërore, të kujton motamo pamjet e përleshjeve Islamike në Gaza. Në Gaza tani po bëhet luftë.

Meqë është fjala për ‘Gaza’, këta andej presin të vijë ajo që presin. Trazirat në Lindjen e Mesme dhe në Kosovë kanë qenë gjithnjë koincidenca dhe shpresë për lëvizjet e Berishës. Kësaj here pret lajme si nga Gaza edhe përtej, në botën Islamike, ku është investuar që në kohën kur luante si President. Ditën kur Berisha la pushtetin në vitin 1997, në vendin tonë ndodheshin mbi 90 celula terroriste Islamike të Al Qaedas, etj.

Tani, nga lufta në Gaza këta presin dobësimin e Perëndimit. Dobësimi i Amerikës u sjell ‘lajme të mira’ për të shpëtuar Berishën. Këta presin. Më parë kanë pritur gjatë për ‘lajme të mira’ nga fronti Ruso- Ukrainas. Çdo luftë rrethe rrotull, këta mendojnë se vë në gjunjë Amerikën dhe Europën. Gjunjëzimi i armiqve, këtyre u sjell shpresë. Nga Kosova presin që perëndimorët të mos ia dalin për Marrëveshjen me Serbinë. Lajmet ‘nën gju’ nga qeveria e Prishtinës sjellin për ta motivin se në një kaos mes Prishtinës e Beogradit, do të përfitojnë vetë. Mjaft që Europa dhe Amerika të dalin të humbura nga tryeza ballkanike, ose përballë Moskës.

… Këta kanë disa dritare ku i mbajnë sytë për ‘lajme të mira’. Ndryshe nuk kanë si shpëtojnë nga veprat e tyre të liga. Asnjëherë nuk duket se pyesin veten: ‘A do të ndodhin këto, apo jo?’. Edhe burri i sfilitur nën një pallat në Teheran, tek priste, nisi të thërrasë: ‘Çfarë prisja e çfarë më ndodhi… Çfarë prisja e çfarë…?.

Një mëngjes, gazetarët perëndimorë që ia prisnin  përgjigjen si ujin e paktë, iu drejtuan: ‘Po thuaje, dreqi e mori… çfarë prisje? Çfarë të solli?’.

Burri vuri duart në grushte për ndonjë kacidhe dhe foli:

-Prisja të më vdiste ime më e babai të martohej…. Por më vdiq babai…

Ndodhi një herë e nuk është harruar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.