“Ajo është e varur nga puna”, Dua Lipa ndahet nga Romain Gavras pas 8 muajsh lidhje

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras pas lidhjes së tyre të dashurisë e cila zgjati 8 muaj. Britanikja ‘The Sun’ shkruan se shkak i ndarjes është bërë përkushtimi i madh i artistes për karrierën. “Ajo  është e verbër kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund lidhjes […]

Dhjetor 3, 2023 - 14:36
 0
“Ajo është e varur nga puna”, Dua Lipa ndahet nga Romain Gavras pas 8 muajsh lidhje

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras pas lidhjes së tyre të dashurisë e cila zgjati 8 muaj.

Britanikja ‘The Sun’ shkruan se shkak i ndarjes është bërë përkushtimi i madh i artistes për karrierën.

“Ajo  është e verbër kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe dyshja i dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan të varur nga puna, por ajo nuk planifikon të ngadalësojë për asgjë apo askënd”-thonë burime për këtë gazetë.

Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllai i yllit, Gjin 17 vjeç.

“The Sun” ishte media e parë britanike që zbuloi lidhjen e dashurisë së Dua Lipës  e cila po takohej me ish-partnerin e Rita Orës,  të cilët u fotografuan duke u puthur në prapaskenë në Javën e Modës në Paris.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.