“Ajo kishte një tjetër, u çmenda nga xhelozia dhe e vrava”, zbardhet dëshmia e vrasësit të 43-vjeçares

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar autori i vrasjes së 43-vjeçares në Salaminë të Greqisë. Autori i dyshuar i krimit 71-vjeç u arrestua në zonën e Keratsinit. Ai ka rrëfyer para policisë së e kreu krimin pasi ishte çmendur nga xhelozia. “Ajo kishte lidhje me një tjetër, unë e mora vesh dhe u çmenda nga xhelozia […]

Dhjetor 6, 2023 - 08:51
 0
“Ajo kishte një tjetër, u çmenda nga xhelozia dhe e vrava”, zbardhet dëshmia e vrasësit të 43-vjeçares

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar autori i vrasjes së 43-vjeçares në Salaminë të Greqisë.

Autori i dyshuar i krimit 71-vjeç u arrestua në zonën e Keratsinit. Ai ka rrëfyer para policisë së e kreu krimin pasi ishte çmendur nga xhelozia.

“Ajo kishte lidhje me një tjetër, unë e mora vesh dhe u çmenda nga xhelozia dhe vendosa ta vrisja”, është shprehur 71-vjeçari para policisë.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së martës, ndërsa 43-vjeçarja ndodhej në banesën e prindërve, pasi më herët kishte marrë urdhër mbrojtjeje pasi ishte dhunuar nga 71-vjeçari.

I moshuari ka shkuar në banesën ku jetonte 43-vjeçarja dhe e ka qëlluar me armë karabinë nga oborri i banesës, dhe pas krimit e ka mbuluar trupin e viktimës me çarçaf.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.