Aksident i frikshëm: E dehur pas Festës së 8 Marsit, një grua përplaset me një automjet me targa angleze

Një drejtuese automjeti është përfshirë në një aksident të frikshëm në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pas mesditës së sotme dhe automjeti që qarkullonte me shpejtësi, i drejtuar nga një 28-vjeçare është përplasur me një automjet me targa angleze që drejtohej po nga një femër, e cila kishte pasagjere të […]

Mars 8, 2024 - 17:30
 0
Aksident i frikshëm: E dehur pas Festës së 8 Marsit, një grua përplaset me një automjet me targa angleze

Një drejtuese automjeti është përfshirë në një aksident të frikshëm në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur pas mesditës së sotme dhe automjeti që qarkullonte me shpejtësi, i drejtuar nga një 28-vjeçare është përplasur me një automjet me targa angleze që drejtohej po nga një femër, e cila kishte pasagjere të bijën.

Nga përplasja janë shkatërruar pjesërisht të dy automjetet dhe për kët? shkak është bllokuar edhe qarkullimi për 30 minuta, ndërsa kanë mbetur të dëmtuara lehtë nënë e bijë.

Policia pas dokumentimit të provave të ngjarjes ka konstatuar se 28-vjeçarja që drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentit ishte në gjendje të dehur dhe u shoqërua në komisariat./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.