Aksident i frikshëm në SHBA, 7 viktima dhe 25 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Luiziana, SHBA, ku kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Sipas mediave të huaja mësohet se 158 makina u përplasën si pasojë e mjegullës së madhe në atë zonë. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe njëra mbi […]

Tetor 24, 2023 - 11:30
 0
Aksident i frikshëm në SHBA, 7 viktima dhe 25 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Luiziana, SHBA, ku kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Sipas mediave të huaja mësohet se 158 makina u përplasën si pasojë e mjegullës së madhe në atë zonë.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe njëra mbi tjetrën. Si pasojë e përplasjes disa automjete kanë marrë flakë.

Një nga automjetet e përfshira në aksident ishte një kamion që mbante lëndë të rrezikshme, ndaj kjo detyroi ekipet e emergjencës të veprojnë në mënyrë të menjëhershme.

Guvernatori John Bel Edwards në një deklaratë u bëri thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të plagosurit që po trajtohen në spital.

Ai gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.