Aksident i frikshëm në SHBA, kamioni përplaset me autobusin me studentë, 6 viktima, dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, pak pas orës 9 të mëngjesit në Ohio ku sipas mediave të huaja, një kamion është përplasur me një autobus me studentë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 6 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Përplasja e fortë ka shkaktuar zjarr, e për […]

Nëntor 15, 2023 - 09:13
 0
Aksident i frikshëm në SHBA, kamioni përplaset me autobusin me studentë, 6 viktima, dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, pak pas orës 9 të mëngjesit në Ohio ku sipas mediave të huaja, një kamion është përplasur me një autobus me studentë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 6 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Përplasja e fortë ka shkaktuar zjarr, e për pasojë dy mjetet janë përfshirë nga flakët.

Sipas mediave të huaja, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Po ashtu nuk dihet sesi paraqitet gjendja e personave të plagosur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.