Aksident i rëndë Levan-Tepelenë, makina përplaset me motorin, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, ku një mjet është përplasur me një motor. Për pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. […]

Janar 12, 2024 - 15:13
 0
Aksident i rëndë Levan-Tepelenë, makina përplaset me motorin, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, ku një mjet është përplasur me një motor.

Për pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.