Aksident i rëndë në autostradë në Lezhë, humb jetën këmbësori. Arrestohet shoferi 21-vjeçar

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras mbrëmjen e së premtes. Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë. Për këtë arsye është vënë në pranga shoferi i mjetit, 21-vjeçari Egli Babasi. Ndërkohë mbetet i paidentifikuar viktima e këtij aksidenti. Policia thotë se ai mendohet të jetë […]

Qeshor 8, 2024 - 09:25
 0
Aksident i rëndë në autostradë në Lezhë, humb jetën këmbësori. Arrestohet shoferi 21-vjeçar

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras mbrëmjen e së premtes. Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Për këtë arsye është vënë në pranga shoferi i mjetit, 21-vjeçari Egli Babasi. Ndërkohë mbetet i paidentifikuar viktima e këtij aksidenti. Policia thotë se ai mendohet të jetë rreth 60 vjeç.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia e Lezhës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.