Aksident i rëndë në Delvinë, plagosen 3 të mitur

Tre të mitur të moshave 13-15 vjeç kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në afërsi të fshatit Bajkaj në Delvinë. Sipas të dhënave paraprake, makina tip Benz që drejtohej nga një prej të miturve doli nga rruga dhe për pasojë, ai së bashku me dy shokët mbetën të […]

Nëntor 21, 2023 - 21:27
 0
Aksident i rëndë në Delvinë, plagosen 3 të mitur

Tre të mitur të moshave 13-15 vjeç kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në afërsi të fshatit Bajkaj në Delvinë.

Sipas të dhënave paraprake, makina tip Benz që drejtohej nga një prej të miturve doli nga rruga dhe për pasojë, ai së bashku me dy shokët mbetën të plagosur.

Menjëherë të miturit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.