Aksident i rëndë në Durrës, makina përplaset me karburantin! Katër të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e  sotme afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës. Një makinë e cila lëvizte tej normave

Mars 14, 2024 - 21:20
 0
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplaset me karburantin! Katër të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e  sotme afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës. Një makinë e cila lëvizte tej normave të lejuara, është përplasur me një pikë karburanti.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar katër personat që ndodheshin brenda në mjet, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë mësohet se shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.