Aksident i rëndë në Fier-Shegan, përplasen dy makina në kryqëzim, njëra përmbyset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Fier-Sheganit në Lushnje. Dy automjete, njëri tip” Audi “ me targa italiane dhe një kamionçinë transporti janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 5:30. Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën […]

Gusht 11, 2023 - 09:50
 0
Aksident i rëndë në Fier-Shegan, përplasen dy makina në kryqëzim, njëra përmbyset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Fier-Sheganit në Lushnje. Dy automjete, njëri tip” Audi “ me targa italiane dhe një kamionçinë transporti janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 5:30.

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e mnevojshme mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes është bërë mosdhënia e përparësisë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.