Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy karabinierë

Dy karabinierë humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në provincën e Salernos. Tre makina, përfshirë atë ku udhëtonin efektivët e ruajtjes së rendit, u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh komunat Eboli dhe Campagna. Sipas të dhënave, viktimat janë Marshalli Francesco Pastore, 25 vjeç dhe oficeri […]

Prill 7, 2024 - 11:25
 0
Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy karabinierë

Dy karabinierë humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në provincën e Salernos.

Tre makina, përfshirë atë ku udhëtonin efektivët e ruajtjes së rendit, u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh komunat Eboli dhe Campagna.

Sipas të dhënave, viktimat janë Marshalli Francesco Pastore, 25 vjeç dhe oficeri Domenico Ferraro, 27 vjeç, të dy me origjinë nga Pulia, në detyrë në stacionin Campagna.

Gjithashtu, në aksident mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë që udhëtonin në makinat e tjera, mes të cilëve dhe një karabinier i tretë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.