Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas për vdekje 35-vjeçaren

Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm. Policia njofton se rreth orës  05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeç. Kjo e fundit, si pasojë e plagëve të marra ka […]

Janar 26, 2024 - 09:10
 0
Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas për vdekje 35-vjeçaren

Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se rreth orës  05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeç.

Kjo e fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.